Udhëzues i rëndësishëm sigurie

Zotërues i smeriluesve këndorë të serive GWS 20, GWS 22, GWS 24, PWS 20, PWS 1900 dhe PWS 2000 nga periudha e prodhimit qershor deri gusht 2016, si dhe të modelit GWS 24-230 JVX Professional me frena nga periudha e prodhimit shkurt deri tetor 2016, janë të lutur të kenë parasysh sa më poshtë: Këto pajisje nuk duhet të përdoren ose të kalohen më te të tjerë. Pajisjet në fjalë do të riparohen ose ndërrohen pa pagesë. Në linkun e mëposhtëm do të gjeni Udhëzime sigurie.

Kështu kontrolloni nëse bëhet fjalë për smeriluesin tuaj këndor:

1. Kontrolloni nëse keni një pajisje që i përket modeleve në fjalë:

Mund të përfshihen modelet e mëposhtme: Modelet e prodhuara në Rusi të serive GWS 20, GWS 22, GWS 24, PWS 20, PWS 1900 dhe PWS 2000. Modelin që dispononi, mund ta lexoni direkt në pajisje (vendin e saktë shiheni në figurën e mëposhtme).

Nëse keni një pajisje të modelit të listuar, pajisja juaj mund të jetë e përfshirë. Për ta provuar këtë, lutemi kaloni në hapin 2. Nëse pajisja juaj nuk bën pjesë në asnjërën nga këto modele, pajisja juaj nuk është e përfshirë. E RËNDËSISHME: Zotërues të modeleve GWS 24-230 JVX Professional me frena, smeriluesi këndor i të cilëve është riparuar nga në periudhën janar deri nëntor 2016, ju lutemi kontaktoni patjetër direkt me linjën pa pagesë të shërbimit tonë.

2. Kontrolloni nëse bëhet fjalë për pajisjen tuaj:

Ju lutemi vendosni pajisjet- dhe numrin serial të smeriluesit tuaj këndor në formularin e mëposhtëm të kontrollit. Për të parë se ku mund t'i gjeni këto të dhëna tek pajisja juaj, shihni figurën e mëposhtme. Ju lutemi kini parasysh që t'i plotësoni të dyja fushat.

Për të na kontaktuar, ju lutemi përdorni formularin e kontaktit.

Për formularin e kontaktit